Lajme

Gjermania kërkon 1 milion e 200 mijë punëtorë, Maqedonia do mbetet bosh

Gjermania kërkon 1 milion e 200 mijë punëtorë, Maqedonia do mbetet bosh

Bashkimit Evropian i mungojnë rreth 3.8 milion punëtorë, më së shumti nga fusha e mjekësisë, specialistë dhe punëtorë të kualifikuar nga metalurgjia si dhe teknologjia informative, kanë bërë të ditur të dhënat e fundit nga EUROSTAT-i.

Më së shumti, rreth 1 milion e 200 mijë punëtorë i kërkon Gjermania, ku nga janari i vitit 2020-të, do të hyjë në fuqi një mënyrë e thjeshtëzuar e miratimit të vizave gjashtëmujore, për ata që duan të kërkojnë punë, njofton REL. Kjo masë i referohet të gjitha vendeve jashtë BE-së, përfshirë Ballkanin Perëndimor.

Krahas Gjermanisë, rreth 821.000 punëtorë të kualifikuar i kërkon Britania e Madhe pasuar nga Çekia me 271.000, Polonia 156.000, Belgjika 149.000, Austria 126.000, Spanja 125.000, Suedia 103.000 si dhe Hungaria 87.000.

Shumë të rinjë nga Maqedonia tashmë kanë marr vizat ose janë në pritje për ikur drejtë BE-së.

Egzodi masiv ka përfshirë edhe vende tjera të Ballkanit Perëndimor.

Related Articles

Back to top button