Lajme

Preshevarja bëhet pronare e kompanisë ajrore “Germania Schweiz”

Lejla Ibrahimi Salahi e ka konfirmuar lëvizjen e saj më të re, gjegjësisht marrjen e 100% të aksioneve të “Germania Schweiz”.

Pas falimentimit të kompanisë gjermane të fluturimeve, Germania Flug AG, dega zvicerane e kompanisë kishte vendosur të vazhdonte e vetme tutje . “Ne jemi 100 për qind kompani zvicerane. Deri tash gjermanët kishin 40% ndërsa 60% e vlerës së kompanisë u takonte investitorëve zviceranë, të cilët nuk duan të identifikohen, shkruan blick.ch duke përshkruar gjendjen pas falimentimit.

Por, ishte e paqartë se kush i është bashkëngjitur kompanisë Germania Flug AG. Ndërkaq, sipas gazetës zvicerane të specializuar për tregti “Handelszeitung”, mbrapa këtyre lëvizjeve diskrete të shahut qëndron Lejla Ibrahimi-Salahi. Siç dihet, afaristja shqiptarezvicerane është shefe e kompanisë “Air Prishtina”. Edhe vetë Lejla Ibrahimi Salahi e ka konfirmuar lëvizjen e saj më të re, të cilës mediat zvicerane i kushtojnë vëmendje jo të vogël.

Urs Pelizzoni, shef bordi i Germania Flug e ka konfirmuar po ashtu kundrejt gazetës “Handelszeitung” po këtë gjë sot, të premten pasdite. “Po, është e vërtetë, zonja Ibrahimi- Salahi përmes aksioneve të saj në shoqërinë aksionare Albex Aviatuion ka fituar qind për qind të aksioneve”.

Me hyrjen e zonjës Ibrahimi-Salahi, kompania e goditur nga kriza Germania Flug pritet të stabilizohet sërish në tregun zviceran të fluturimeve. Pas falimentimit të kompanisë gjermane Germania, i kishte kapur ftika jo vetëm klientët, rreth asaj nëse biletat e tyre do të kishin ende vlerë dhe nëse në përgjithësi në të ardhmen mund të rezerbvonin bileta te kjo kompani ajrore.

Edhe për operatorët turistikë ishte e paqartë se si do të rridhte puna më tutje.

Germania Flug e cila deri tash ka pasur në qarkullim tre aeroplanë, ka zhvilluar tashmë prej disa vitesh biznes të përbashkët me Air Prishtinën. Nga ana tjetër, Air Prishtina nuk operon me avionë të vetë por është e përfaqësuar në treg me të ashtuquajturin “komunikacion etnik” ajror. Kjo ndërmarrje është një ofertues lider dhe i etabluar në Evropë për fluturimet në Kosovë dhe në Maqedoni. Në faqen e saj të internetit mun d të abonohen për shembull fluturime për në Ohër, Shkup, Prishtinë dhe Tiranë.

Lejla Ibrahimi-Salahi (Sallahu) është një afariste shqiptarezvicerane me rrënjë nga Kosova Lindore. Babai i saj, i ndjeri Bexhet Salahi (Sallahu) ksihet ardhur në Zviucër në fillim të viteve `70 ku në vitin 1981 kishte ngritur ndërmarrjen që fillimisht quhej Reisebüro Prishtina. Ai kishte ofruar në vitin 1981 fluturimin e parë civil në aeroportin ushtarak të Prishtinës, shkruan blick.ch.

Pas vdejese së të et, në vitin 2005, drejtimin e ndërmarrjes që sot qarkullon rreth 60 milionë franga në vit, e kishte marrë e bija, Lejla.

Related Articles

Back to top button