Lajme

Komuna e Preshevës do të jetë pjesë e Programit Nacional për Rininë në Qeverinë e Republikës së Kosovës

Komuna e Preshevës do të jetë pjesë e Programit Nacional për Rininë në Qeverinë e Republikës së Kosovës

Sot bashkë me koordinatorin nacional për kulturë z. Rexhep Hoti nënshkruam Marrëveshje bashkëpunimi për Programin për rini, ku Komuna e Preshevës do të jetë pjesë e këtij programi.

Pjesmarrës të këtij programi do të jenë nxënësit e Luginës së Preshevës përmes sistemit garues, duke filluar nga ai shkollor, komunal dhe qendrorë.
Nxënësit nga Komuna e Preshevës në këtë program, përmes kreativitetit të tyre kulturor, diturisë dhe sportit, do të përfshihen bashkë me të gjitha nacionalitetet që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Komuna e Preshevës falënderon institucionet e Republikës së Kosovës për vëmendjen e shtuar ndaj Luginës së Preshevës e në veçanti ndaj Komunës sonë, duke e përfshirë rininë preshevare në programet dhe aktivitetet e tyre, përkrah rinisë kosovare.

Related Articles

Back to top button