Lajme

Këshilltari i PDSH-së tenton të sulmojë fizikisht këshilltarin e LRPDSH-së

Këshilltari i PDSH-së tenton të sulmojë fizikisht këshilltarin e LRPDSH-së në zyret e kryetarit të kuvendit në kohën kur kishin kërkuar pauzë për një marrëveshje në mes të pozitës e opozitës për vazhdimin e seancës.

Këshilltarët opozitarë në Preshevë sërish tentojnë ti tregojnë muskujt e forcës sepse kur humbet fuqia e argumentit atëherë vie në shprehje fuqia fizike për tentim zgjidhje problemesh, ka thënë kështu për portalin preshevacom kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi. Arifi ka ftuar opozitën që të kthehen në kuvend për të dhënë kontributin konstruktiv në proceset nëpër të cilat po kalojnë shqiptarët.

Këshilltarët opozitarë është hera e katërt që lëshojnë punimet e kuvendit. Në këtë mënyrë ata po bindin qytetarët se filimisht duhet të bëjnë bojkotohen moralisht e cila na jep qasjen e opozitës si tentativë për të krijuar opinione të rrejshme tek qytetarët, ka thënë kështu kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi. Demokraci është kur shkon në garë për pushtet e jo për ta rrëzuar pushtetin siç sillen opozita në Preshevë.

Në demokraci nuk ka media të ndara politikisht por ato duhet të veprojnë si media të pavarura këtë duhet ta kuptojë mirë PDSH dhe PVD të cilat gjatë qeverisjes së tyre kishin shkatrruar mediat duke futur politikën. Kryetari Arifi në foltoren e kuvendit ka konfirmuar zyrtarisht se gjatë vitit 2018 RTV Presheva nuk ka pasur kërkesë drejtuar pushtetit lokal për ndarjen e mjeteve financiare për atë vit kalendarik ndërsa drejtuesit e RTV Aldit tani bëjnë politikë pro PDSH-së për shkak të miqësive familjare që kanë lidhur e e që sot shetitet me makina luksoze duke i blerë me paranë e qytetarit.

Related Articles

Back to top button