Ragmi Mustafa ishte personi që më shumti kishte bërë kombinatorika për prishje të pushteteve lokale
Këshilltaren e dalë nga APN si këshiltare e pavarur, retorika e partiveopozitare e kishin pas shpallur heroinë që po e shpëton opozitën kurse tani kur kemi një realitet tjetër ardhjen e një këshilltari nga opozita në pozitë kemi deklarime dhe ofendime nga më të ndryshmet ka thënë kështu kryetari i kuvendit, Sami Salihu.
Këtë problematikë më së shumti po e shfaqin këshilltarët e PDSH-së me liderin e tyre sepse kryetari Mustafa ishte personi që më shumti kishte bërë kombinatorika për prishje të pushteteve lokale në Preshevë.
Sami Salihu ka uruar që kjo shumicë e pushtetit lokal të jetë shumicë stabile sepse qytetarët tanë janë lodhur nga problemi i idesë se po bie apo jo pushteti lokal.
Ajo që është më e rëndësishme që qytetarët e komunës së Preshevës të ndjehen mirë me qeverisjen e pushtetit në vend ka thënë Salihu.