LajmeMagazina

Po e shohin, por s’guxojnë të flasin: Meka po shkatërrohet?!

Meka, vendi më i madh dhe më i shenjtë i pelegrinazheve myslimanë në mbarë botën, ku lindi Profeti Muhamed, së shpejti mund të zhduket si e tillë, duke u mbuluar nga mermerët e pallatit të ri mbretëror.
Ky është një projekt me vlerë multi-miliardësh, si rezultat i të cilës mund të shkatërrohen qindra monumenteve historike, transmeton Telegrafi.
Projekti i quajtur “Zgjerimi i Xhamisë së Madhe (el-Mesxhid el-Haram), xhaminë më të madhe në botë, e cila është vizituar nga miliona pelegrinë, çdo vit gjatë Haxhit, filloi disa vite më parë.
Sipas vlerësimeve të institutit Gulf, tanimë janë shkatërruar 95 për qind e ndërtesave në Mekë, të cilat ishin ndërtuar një mijë vjet më parë dhe u zëvendësuan me hotele luksoze, apartamente dhe qendrat tregtare.
Javën e kaluar, për shembull, u shkatërruan disa shtylla, gjysmë shekulli të vjetra, përkatësisht të kohës së Perandorisë Osmane, të cilat janë të vendosura në vendin e nisjes së Profetit për në qiell.
Meka, përndryshe, vendi i shenjtë i myslimanëve, sepse, aty ku lindi Profeti Muhamed, ndërsa gjendet edhe Qabeja, e ndërtuar nga Profeti Ibrahim.
Irfan Alawi, nga Fondacioni i Kërkimeve të Trashëgimisë Islame me seli në Londër, pohon se deri në fund të vitit, ka të ngjarë të zhduket edhe shtëpia e Mawild-it, ku besohet se ka lindur Profeti Muhamed, në vitin 570.
Për gjithë këtë po fajësohet mbreti Abdullah i Arabisë Saudite, kujdestari formal i Xhamisë së Madhe, për të cilën po ndërtohet një pallat i ri, që do ta shfrytëzoj vetëm si rezidencë pune. Pallati i ri do të jetë pesë herë më i madh se aktuali.
Britanikja “The Indepedent” vlerëson se gjithkush po e sheh se çfarë po ndodh, por nuk guxojnë të flasin publikisht.
Në mbrojtje të shkatërrimit të ndërtesave historike, kohët e fundit nuk reagoi as Myftiu i Madh i Arabisë Saudite, Shejh Abdul Aziz bin Abdullah el-Sheikh, i cili tha se rrënimi është i nevojshëm dhe se njerëzit duhet të jenë mirënjohës ndaj qeverisë, e cila po kryen këto investime, me arsyetimin se kjo rrit kapacitetin e Xhamisë së Madhe.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button