Lajme

Ministri Ruzhiq: Mirënjohjet për referendumin e 1 dhe 2 marsit në Luginë ishin politike

Ndarja e mirënjohjeve nga Këshilli Kombëtar Shqiptar për organizatorët e referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992 në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë ka nxitur reagimin e ministrisë përkatëse brenda së cilës funksionon ky organ i pakicës shqiptare në Serbi.

“Kjo përbën një dalje flagrante nga kompetencat e këshillave për pakicat nacionale dhe mundë të përfundojë se ky ishte një tentim për marrjen e vëmendjes së mediave për diçka që nuk ka lidhje logjike me punën e Këshillit”, kështu ka thënë për gazetën “Novosti” Branko Ruzhiq ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

Sipas ministrit Ruzhiq kjo paraqet politizim të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe është në kundërtshim me interesat e qytetarëve të pakicave që jetojnë në territorin e Serbisë.

Related Articles

Back to top button