Lajme

Kompania e Preshevarit në Zvicër e cila prodhon dyer e dritare me standarde zvicerane

Zija Shabani drejton kompaninë «Noor Baubedarf GmbH» të cilën e ka hapur në vitin 2015. Prodhon dyer e dritare nga plastika ndërsa kohëve të fundit ka filluar edhe me projekte në ndërtim

Në Zvicër kohëve të fundit kemi një rritje të numrit të ndërmarrësve shqiptarë, të cilët, falë cilësisë dhe përkushtimit në punë, po hapin me sukses rrugën e tyre të biznesit. Njëri prej tyre është edhe ndërmarrësi 39-vjeçar Zija Shabani.

Ai ka lindur në Preshevë ndërsa prej moshës 2-vjeçare jeton në Zvicër. Preshevari që prej vitit 2015 ka hapur kompaninë e tij, «Noor Baubedarf GmbH», e cila prodhon dyer e dritare nga plastika ndërsa kohëve të fundit ka filluar edhe me projekte në ndërtimtari.

«Për të arritur sukses duhet të kesh strategji biznesi, sinqeritet dhe punëtorë të kualifikuar si dhe furnizues me kualitet të lartë. Suksesi ynë bazohet në përmbajten e këtyre pikave të lartëpërmendura. Për ne, është primare që puna të bëhet me kualitet, në mënyrë që klientët tanë të jenë të kënaqur me shërbimet që u ofrojmë. Dhe kur klienti është i kënaqur me punon tonë kjo më bënë krenar dhe të lumtur», thotë Zijai për Presheva.AL

Tregu zviceran të imponon angazhim të vazhdueshëm Ai tregon se në fillim ka punuar si «Automonteur » e më pas si saldues teknik, por më së shumti ka punuar si inspektor i kualitetit. Tutje pohon se nuk e ka pasur të lehtë por puna si inspektor e ka ndihmuar shumë atë që të bëjë biznes.

«Kam pasur mundësi të njoh tregun, jo vetëm në Zvicër por edhe më gjerë dhe të kem kontakt me profesionistë të kësaj fushe
e po ashtu kam mësuar shumë edhe nga klientët», thekson Shabani. Ai pranon se të drejtosh biznes në shtetin helvetik nuk është fare e lehtë, pasi që, siç e thotë, tregu në këtë shtet ka dinamikë të madhe.

Edhe pse konkurrenca është e madhe ne jemi të bindur në punën dhe kualitetin tonë. Preshevari tregon rrugëtimin e tij në biznes.

Viti i parë i menaxhimit të kompanisë mbase nuk ishte dhe aq i vështirë. Por puna që ka bërë më parë si inspektor i kualitetit e ka ndihmuar shumë atë edhe në kompani pasi që, siç e thekson ai, gjithnjë puna kualitative është primare për të.
Së fundi, edhe në sektorin e ndërtimit

«Ne veprojmë kryesisht në Kanton të Aargaut, por kemi klientë në Cyrih, Solothurn, St. Gallen, Luzern, Basel, Bernë. Primar e kemi sektorin e dritareve dhe jemi të specializuar dhe kemi produktin me kualitet të lartë të dritareve në PVC, PVC-Metal, dru, dru-metal dhe alumin. Realizimin dhe montimin e bëjmë ne mënyrën më profesionale që përmbush kërkesat teknike zvicerane.

Ndërsa prej vitit 2017 kemi filluar edhe në sektorin e ndërtimit, ku me shumë sukses kemi kryer objektin »DEFH-Doppel-Ein-Familien-Haus», në Othmarsingen.

Firma e shqiptarit punon me shumë profesionalizëm gjatë gjithë procesit, që nga momenti kur fillon kërkesa për ndërtim e
deri në fund, kur bëhet kontrollimi teknik, pasi për ata është me rëndësi t’i përmbushin të gjitha normat e ligjit të ndërtimit.

«Këto janë detajet të cilave ne u kushtojmë kujdes të madh. Absolutisht, çmimi është një faktor i rëndësishëm por ne deri tash jemi munduar që t‘ua bëjmë të qartë klientëve se nuk duhet të kursehet për ambientin ku ata do të jetojnë. Pra siguria për ta është shumë e rëndësishme », thotë Shabani.

Kompania «Noor Baubedarf GmbH» sot bashkëpunon me kompani me emër në Zvicër, si me zyra të arkitektëve, kompani të ndërtimit të lartë etj.

Related Articles

Back to top button