Lajme

Në pendën e Rahovicës shtohen 1000 kilogram peshk (Foto)

Penda në fshatin Rahovicë është një pasuri dhe bukuri natyrore që e disponon vendi ynë.

Sot u bë shtimi i 1.000 kg peshqëve me iniciativë të Bashkësisë Lokale të fshatit Rahovicë, respektivisht të z. Blerim Rexhepit.

Këtë nismë kaq të rëndësishme e mbështetën Zyra për të rinj, si dhe shumë biznese lokale, duke ndihmuar në realizimin e këtij projekti.

“Ne si pushteti lokal Pendën e Rahovicës e kemi identifikuar si një resurs natyror me karakter të shumëfishtë, filkuar nga askpekti ekologjik, bujqësor dhe turistik. Duke vlerësuar lartë rëndësinë e Pendës, jemi të vendosur të punojmë aktivisht në përmirësimin e kushteve dhe infrastrukturës në përgjithësi. Sapo kemi investuar në ndërrimin e ventilave kryesor të sistemit të ujitjes, si dhe në eliminimin e deponive ilegale sipër pendës, por investimet në këtë zonë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, si zhvillimin e këtij aseti shumë të rëndësishëm të Komunës sonë. Jemi të vendosur që edhe mëtej të investojmë në infrastrukturën turistike, duke iu ofruar qytetarëve tanë mundësi rekreative e turistike, duke e identifikuar turizmin e Luginës së Preshevës me këtë vend. Falënderoj organizatorët për iniciativën e shtimit të sasisë dhe llojeve të peshqëve dhe shpresoj që nismat e tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen, ku mbështetja e pushtetit lokal nuk do të mungojë asnjëherë. Ftoj qytetarët tanë, që përveç investimeve të përbashkëta që po i realizojmë, të japin kontributin e tyre edhe në mbrojtjen dhe ruajtjen e ambientit në këtë zonë, duke kultivuar kështu një ambient të shëndoshë” ka shkruae kryetari Arifi në rrjetet sociale.

Related Articles

Back to top button