LajmeMagazina

Destani: Sali Berisha, ik nga politika shqiptare njëher e përgjithmonë, koha juaj ka kaluar!

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Luginës dhe nënkryetari i komunës së Preshevës dr Skender Destani ka reaguar ashpër ndaj ish kryeministrit shqiptar Sali Berisha në profilin e tij zyrtar të Facebook, transmeton presheva.com.
Sali Berisha kishte shkruar në profilin e tij zyrtar “Këta nuk janë shtetarë.. këta janë…!, ndërsa Destani ka kërkuar që ai njëherë e përgjithmonë të tërhiqet nga politika.
“Ma mire do ishte te mos kishit folur fare z.Berisha, ik nga politika shqiptare niher e pergjithmon se koha juaj ka kalur e leni politikanet e rinje te udheheqin me politiken shqiptare” ka shkruar z.Destani në Facebook, transmeton presheva.com.
Nga ana tjetër, këtij shkrimi iu është përgjigjur edhe Sali Berisha duke shkruar: ” Zoteri, Kosoven ne Beograd e kane permendur dhjetera vizitor te larte qe kane vizituar Beogradin ne Europa, SHBA etj. Rama nuk gaboi qe permendi Kosoven por gaboi kur i beri thirrje nga Beogradi Spanjes, Greqise, Rumanise te njohin Kosoven, ndersa nuk kerkoi nga Beogradi troç qe te njohe Kosoven por tha: çdo perceptim tjeter i Serbise per Kosoven eshte i mirepritur. Ai kishte si detyre te pashmangshme qe te kerkonte haptas dhe direkt njohjen e pavaresise se Kosoves dhe ai nuk e beri kete sepse ashtu e kishin udhezuar keshilltaret e tij neo- jugosllave, te cilet njoftuan qe ne mengjes se Rama: “pothuaj do kerkoj njohjen e pavaresise se Kosoves”. Po pse u dashka qe Rama “pothuaj” do te kerkoje njohjen e Kosoves dhe jo te thote direkt se pavaresia e Republikes se Kosoves duhet te njihet nga Beogradi? sb.”.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button