Lajme

Edmond Isufi-Shaip Kamberit: Harrove premtimet që me ato premtime i fitove zgjedhjet

Edmond Isufi anëtarë i kryesisë së degës së APN-së në Bujanoc, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social, i ka kujtuar kryetarit të komunës së Bujanocit Shaip Kamberit premtimet që i kishte dhënë gjatë fushatës parazgjedhore, premtime të cilat sipas Isufit i takojnë vetëm të kaluarës dhe asgjë më shumë.

Sipas tij gjthçka që sheh PVD është vetëm interes përsonal dhe gruporë, madje Isufi ka shkruar se Kamberi përmes viktimizimit po mundohet që ti mbulojë keçpërdorimet dhe keçmenaxhimimet që po i bënë me paranë publike.

“Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi paska thënë se Shqiprim Arifi po trillon tema, me qëllim që ti ç’orientoj qytetarët me premtimet boshe që i ka dhënë. Po ju Shaip Kamberi po harroni çka keni premtuar dhe unë nuk besoj që ka premtu dikush më shumë se ti, e nuk i ke qëndruar premtimeve, sepse për shkak premtimeve të rrejshme ke fituar zgjedhjet si p.sh “Për shqiptarët ishte moto e juaj, e bëre të kunderten, shqiptaret i zëvendësove me Stojançen”. Shtëpia e shëndetit ishte ndër premtimet e tua më të mëdha, se drejtori i ardhshëm do të jetë shqiptar, nuk e bëre. Edhe viktimizimi i juaj i tepruar, është për ti ç’orientuar qytetarët me premtimet të rrejshme që ke dhënë dhe me kto premtime të rrejshme i fitove zgjedhjet. Gjithashtu me këtë viktimizim po don me i mbulu keçpërdorimet dhe keçmenaxhimet që po i bëhet paras publike. Tash e tutje do ti kujtojm premtimet që i ke dhënë e nuk i bërë kurr të realizueshme, e që ka shumë“ ka shkruar Isufi, duke shtuar se “juve gjithçka që shihni është interes personal e gruporë dhe asgjë më tepër.

Isufi iu është drejtuar kryetarit të komunës së Bujanocit duke i thënë se, nuk po ju ofendojmë asgjë për ta marr kaq afër zemrë, veq po themi atë që keni thënë.

Related Articles

Back to top button