Deputetët Gjerman vizitojnë Komunën e Preshevës (Foto)
Kryetari Komunës priti në takim z. Christian Schmidt ish Ministër tani deputet i bundestagut gjerman, z. Peter Beyer LL.M deputet i bundestagut
Pas takimeve të javës së kaluar në Berlin, kryetari z. Shqiprim Arifi priti sot deputetët e bundestagut gjerman në kabinetin e tij në komunën e Preshevës. Kryetari Arifi gjatë këtij takimi njoftoi të pranishmit rreth problemeve të qytetarëve të komunës sonë, ku fokus të veçant i dha problemit të teksteve shkollore, zhvillimin ekonomik, hapja e kufirit Miratocë-Llojan, kthimi gjykatës themelore në Preshevë dhe si tema më aktuale bashkangjitja me Republikën e Kosovës. Kryetari Arifi shprehi edhe njëherë qëndrimin e tij se është kundër shkëmbimit të territoreve, por bashkangjitje të komplet komunave Preshevë , Bujanoc dhe Medvegjë, mirpo gjithmonë duke patur parasysh qëndrimin e bashksisë ndërkombëtare.
Deputet gjerman kanë shprehur sot qëndrimin e tyre se janë kundër shkëmbimit të territoreve, sepse kjo çështje do të krijojë probleme të tjera që do e prekin të gjithe rajonin në përgjithsi.
Gjithashtu e përgëzuan kryetarin Arifi për vullnetin dhe punën që është duke e bërë në Komunën e Preshevës.
Deputetët gjerman ftuan përsëri kryetarin Arifi në bundestagun gjerman në Berlin.