LajmeMagazina

Vizita e Ramës në Beograd nën presionin ndërkombëtar

Në atmosferën e pragvizitës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Beograd po mbisundojnë dukshëm më shumë detajet e sigurisë, rruga se nga do të kalojë mysafiri shqiptar, sa forca policore dhe agjentë do të mobilizohen në terren, cilët zyrtarë serbë do ta presin dhe cilët nuk do të kenë mundësi ta presin.
Retë e zeza të rreth tri javëve më parë pas ngjarjeve në stadiumin e “Partizanit” të Beogradit ende nuk janë shpërndarë plotësisht. Por atë që ekipet e futbollit, ai serb dhe shqiptar nuk arritën ta çonin deri në fund, tashmë e kanë marrë në dorë diplomatët, të cilët po punojnë nën një presion shumë të fortë ndërkombëtar për finalizimin e vizitës dy ditore të kryeministrit Edi Rama në Serbi.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button