Lajme

Dalin pamjet: ja si Papa u puthi këmbët rivalëve në Sudanin Jugor dhe një shpjegim nga Vatikani

Vatikani publikoi pamjet e aktit të pazakontë të Papa Françeskut, i cili u përkul duke iu puthur këmbët drejtuesve të besimit katolik të Sudanit të Jugut. Sipas Selisë së Shenjtë, gjesti duhet kuptuar në funksion të “klimës së faljes së ndërsjelltë”, ajo shpjegoi të premten Selisë së Shenjtë në faqen e saj zyrtare.

Takimi i dy të autoriteteve më të larta civile dhe kishtare të Sudanin e Jugut në rezidencën e Papa Françeskut nuk ishte një “samit politiko-diplomatik”, shkruhet në faqen zyrtare të Vatikanit.

“Ishte një përvojë e lutjes dhe një reflektim i përbashkët i dy liderëve që nënshkruan marrëveshjen e paqes, por kanë vështirësi në respektimin e asaj marrëveshjeje”, thuhet më tej.

Shteti më i ri në botë, Sudani i Jugut është një vend shumë i krishterë dhe ka fituar pavarësinë nga Sudani në vitin 2011 pas 22 viteve luftë civile.

Por në dhjetor 2013, aty nisi një tjetër luftë civile ajo e shkaktuar nga rivaliteti mes Salva Kiir dhe Rijeka Machara, edhe pse kanë kanë qenë aleate në një luftë të përbashkët kundër Khartumit.

Related Articles

Back to top button