Lajme

Arifi Takim me Trupin Koordinues për kthimin e gjykatës në Preshevë

Njësia e Gjykatës dhe Prokurorisë themore në Komunën e Preshevës ishte problem i kahmotshëm për qyetarët e luginës sonë. Gjykata themore është larguar gati qe 5 vite nga komuna e Preshevës dhe është transferuar në komunën e Bujanocit.

Kryetari i komunës së Preshevës,Shqiprim Arifi sot ka zhvilluar një takim me trupin koordinues ku tema e këti takimi ishte rithimi i Gjykatës dhe Prokurosisë themore në komunën tonë. Sipas kryetarit Arifi takimi i sotëm ishte rezultat i vendimit të cilën e kishte dërguar Ministria e Drejtësis në bazë të kërkesës vitin e kaluar për rikthimin e Gjyaktës. Kjo kërkes kishte filluar që nga viti 2015 ku APN ishte atëherë në formimin e partisë dhe kanë organizuar me qytetarët petcionin të cilën APN nuk e falsifikon dhe mandej është rikthyer kërkesë mbi vendimin e rikthimit të Gjykatës Themelore në Komunën e Preshevës. Ky takim sipas Shqiprim Arifit ka shërbyer për ti parë nevojat e ndërtesës dhe është realizuar me trupin kooordinues i cili tani e bënë një raport në drejtim të Ministrisë së Drejtësis ku në bazë të këti raporti do të fillojnë punimet dhe do të rikthehet gjykata.

I pari i Preshevës ka rikujtuar edhe njëherë për qytetarët se rikthimi i gjykatës në bazë të bisedës që zhvilluar sot do të bëhet në fillim të muajit shtator të këtij viti ku do të jenë mjaftë të angazhuar për ti bërë shtypje në drejtim të asaj për të shpejtuar këtë procedur.

Organet përkatëse qendrore kanë konfirmuar se institucionet e lartëpërmendura do të fillojnë punën sërisht në Komunën e Preshevës.

Related Articles

Back to top button