LajmeMagazina

Tërnoci nesër në protestë, “Stop plaçkitjes së familjeve shqiptare”

Të premtën në qendër të fshatit Tërnoc do të mbahet protestë gjithpopullore duke reaguar në shenjë revolte ndaj bastisjes së policisë në këtë fshat, meç rast janë konfiskuar dy tonë duhan i papërpunuar në tri familje shqiptare.
Konfiskimi i duhanit në këto familje shqiptare është vlerësuar si anti njerëzor dhe akt i jashtëligjshëm dhe kërcnim ndaj familjeve shqiptare të këtij vendbanimi me qëllim shqpërnguljen e popullatës në këto troje tha kryetari i bashkëisë lokale të fshatit Tërnoc Agim Haliti. Kultivimi i duhanit prej kohësh ka qenë, jo vetëm burim financiarë për kafshatën e bukës, por edhe burim kryesorë për shkollimin e gjeneratave të reja të cilat janë ardhmëria jonë tha Haliti. Sipas kryetarit të BL-së fshati Tërnoc gjithnjë ka qenë shënjestër e këtyre akteve jo njerzore nga pushteti qëndror miëpo kur shqipëtarëve iu konfiskohet duhan të cilin e kanë burim të vetëm kryesor të ardhurave atëher edhe serbët janë prodhues të njohur të rakisë dhe nuk ndërmeret asnjë masë kundër tyre, le të jetë kjo protest e cila do të shprehë paknaqësit dhe padrejtësit që poi u bëhen shqipëtarëve të Luginës thot Haliti. Kryetari i bashkësisë lokale me këtë rast fton qytetarët e të të gjitha gjitha vendbanimeve shqiptare që të solidarizohen me tri fmailjet shqiptare dhe të dalin sa më masovikisht nesër në protest e cila është parapa të mbahet pas namazit të xhumasë në qendër të fshatit me moton “Stop plaçkitjes së familjeve shqiptare” Me 31 tetor në aksionin e policisë në tri familjet shqipëtare janë konfiskuar duhan i papërpunuar ku familjet kanë dhënë mundin dhe djersen e fundit ndërsa tani ngelen mes humnerës dhe të pashpresë sepse poi u merret edhe mundësia e fundit për të punuar dhe për të mbijetuar.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button