Numri i vogëli votuesve në zgjedhjet për Këshill Kombëtar Shqiptar dhe dyshimet e qytetarëve për ndonjë ndryshim efektiv, u vërejtën edhe në ditën e zgjedhjeve. Fushata e thatë, me tema kryesisht folklorike, që vështirë të realizohen nga këta politikanë, reflektuan edhe në numrin e vogël të daljes së qytetarëve në këto zgjedhje.
Po si i vlerësojnë këto zgjedhje njohësit e rrethanave politike në Luginë, të cilët qysh para dhe pas zgjedhjeve, thonë se këto zgjedhje me këta politikanë dhe me këtë qasje ndaj politikëbërjes, nuk mund dhe as nuk do të ofrojnë ndonjë ndryshim në dobi të qytetarëve.
Armend Aliu, shprehet se numri i vogël i votuesve tregon rënien e vullnetit për pjesëmarrje në jetën shoqërore, se sa reflektim i fushatës zgjedhore. “Numri i vogël i votuesve më tepër tregon rënien e vullnetit për pjesëmarrje në jetën shoqërore, se sa që është reflektim i fushatës zgjedhore! Por, në përgjithësi është mirë që kësaj radhe morën pjesë të gjitha partitë politike në këto zgjedhje. Mbetet të shohim, se sa serioze do të jetë qasja ndaj zgjidhjes së disa nga problemet, që i preokupojnë shqiptarët e këtij regjioni, e që janë kompetencë e këtij Këshilli”, shprehet Armend Aliu
Ndërkohë, Belgzim Kamberi shprehet se zgjedhjet kanë kaluar në një atmosferë të qetë dhe me një shkallë shumë të ulët të pjesëmarrjes së votuesve shqiptarë. Po ashtu, ai shprehet se këto zgjedhje kanë lënë shumë për t’u dëshiruar dhe rasti më drastik është ai i Konculit, Medvegjës dhe Bukurocës, ku pati shpërputhje të thellë midis pjesëmarrjes zgjedhore në këto vendvotimeve dhe vendvotimeve tjera. Por, pavarësisht, anomalive dhe parregullsive, Belgzim Kamberi mendon se këto nuk kanë ndikuar thellësisht në rezultatin zgjedhor, që reflekton në numrin e vogël të votuesve. “Anomalitë dhe parregullsitë përkatëse nuk kanë ndikuar thellësisht në rezultatin e përgjithshëm zgjedhor, që reflekton një pjesëmarrje të ulët të qytetarëve, jo vetëm për shkak të dezinteresimit për Këshillin Kombëtar Shqiptar, si institucion, por edhe një shprehje e pakënaqësisë me gjendjen aktuale politike dhe socio-ekonomike në Luginën e Preshevës, dhe me klasën aktuale politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Në këtë kuptim: mesazhi “bojkotues” politik qytetar është pozitiv, por do të ishte negativ nëse qytetarët në përgjithësi do ta humbin besimin te politika”, nënvizoi Kamberi.
Ndërsa, Egzon Lakna thotë fushata njëmend ishte e mangët, por ajo që ndikoi më së shumti në këtë numër kaq shumë të vogël janë kandidatët e propozuar për kryetar të mundshëm. “Fushata është e vërtet që ishte e mangët nga shikimi i parë, mirëpo ajo që ndikojë më së shumti në mosdaljen në zgjedhje ishte kandidati i padëshirueshëm, që propozoi blloku i 5 partive politike, ndërsa nga ana tjetër nuk kishte ndonjë prononcim zyrtar se kush do të jetë kandidati i tyre. Populli bëri atë që kishte në dorë t’i ironizonte me mosdalje në zgjedhje. Sinqerisht, më vjen neveri me daljen në mediume dhe mburrjen se ne fituam ose ata humbën, këtu-aty, e nuk brengosen me ketë dalje shumë të ulët”, theksoi Egzon Lakna.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;