Lajme

Në Shoqatën Kulturore “Dituria”, promovohet libri “Çelësi” i autorit boshnjak prof. Mirsad Hadroviq.

Me rastin e 23 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të librit dhe autorit Sh. K. “Dituria” ka planifikuar të realizoj disa evente kulturore për ta shënuar këtë ngjarje të rëndësishme kulturore: promovimin e librit “Çelësi” të autorit boshnjak, prof. Mirsad Hadroviq; me 23, prill, do të organizohet një diskutim publik në ambientet e shoqatës në Bujanoc; dhe do të shfaqet një spot promocional për aktualizimin e leximit nga nxënës maturantë të shkollave të mesme në Preshevë, prodhim i shoqatës me shkollën e mesme gjimnazi “Skënderbeu”, në Preshevë.

Më datë 20. 04. 2019, (e shtunë), në ambientet e shoqatës në Preshevë u organizua promovimi i romanit “Çelësi”. Drejtori i shoqatës në cilësinë e nikoqirit vlerësoi përmbajtjen e romanit.

Ai vlerësoi guximin e autorit që një nga dukuritë shkatërruese në shoqëri sikur është alkooli, ta paraqes në formë të një rrëfimi apo narracioni i frymëzuar nga interpretimi i tekstit të shenjtë Kur’anorë.

Përkthyesi Suad ef. Ukoshata nga Ulqini theksoi vështirësitë që ka hasur gjatë përkthimit. Kujdesi për ta paraqitur origjinalitetin e veprës në gjuhën e bukur shqipe duke e ruajtur frymën autentike të mesazhit në origjinal.

Në fjalën e tij z. Mirsad Hadroviq u ndal para audotiriumit për rëndësinë e të lexuarit, zgjedhjen e tematikës së romanit, implikimet që shkakton alkooli në një familje natyrale, pse i përkthyer në gjuhën shqipe, komunikimi i romanit me lexuesin, përshtypjet dhe mendimi kritik rreth romanit etj.

Në fund autori i dhuroi të pranishmëve librin e tij me mbishkrimin e vet.

https://youtu.be/CNjo7mOk6bk

Related Articles

Back to top button