Lajme

Shoqata Kulturore “Dituria”, me disa aktivitete kulturore shënon 23 Prillin, Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe Autorit

Ka një javë rresht që Sh.K. “Dituria”, ka organizuar evente kulturore me rastin e ditës ndërkombëtare të librit dhe autorit. Pas promovimit të romanit “Çelësi”, të autorit boshnjak z. Mirsad Hadroviq sot është realizuar një panel diskutimi në ambientet e degës së shoqatës në Bujanoc, ku morën pjesë kryetari i Këshillit Nacional, z. Ragmi Mustafa, profesori në pension z. Bejzad Abdullahu profesor i pensionuar, dhe drejtori i shoqatës z. Nexhmedin Ademi. Ragmi Mustafa u ndalë në vështirësitë e qarkullimit të lirë të librit shqip në Luginë të Preshevës. Plani për zyrtarizimin e teksteve shkollore të cilat mungojnë për nxënësin shqiptarë. Prof. Bejzadi evokoi kujtime për librin, dashurinë që duhet të kenë gjeneratat e reja për librin dhe leximin. Z. Ademi foli për aktivitetet që po organizon shoqata në sensibilizimin e opinionit, nxënësit, studentit për ta përvetësuar kulturën e leximit si nevojë shpirtërore e ekzistenciale.

Në fund të këtij aktiviteti u shpërndanë libra për qytetarët nga aksioni: “Dhuro ose merr një libër”.

Paralel këtij aktiviteti në Preshevë është shfaqur në shkollat e mesme, gjimnaz dhe teknikë. Spoti promocional: “Libri kandil ndriçues” është produksion i Sh.K. “Dituria” dhe gjimnazit “Skenderbeu” në Preshevë. Spoti është i realizuar nga nxënësit maturant të gjimnazit dhe teknikës nën mbikëqyrjen e profesorit të lëndës së mësim besimit fetar z. Reshat Musliu. Drejtorët e shkollave të mesme z. Nadër Sadiku dhe Talat Arifi me disa fjalë rasti iu drejtuan të pranishmëve.

Nadër Sadiku, foli për rëndësinë e librit në formimin dhe edukimin e nxënësit. Nevojën për afirmimin e kulturës së leximit te gjeneratat e reja. Talat Arifi përshëndeti aktivitetet kulturore të Sh. K. “Dituria”, dhe rolin e saj në edukimin jo formal te gjeneratat e reja.

Ky spot promocional ditën e mërkurë është shfaqur edhe te shkollat fillore “Selami Hallaçi”, Rahovic; “Abdulla Krashnica”, Miratoc; dhe “Ibrahim Kelmendi”, Preshevë.

Në kuadër të fushatës sensibilizues për vetëdijesimin e qytetarit për kulturën e leximit Sh. K. “Dituria” ka shpërndarë edhe një fletushkë e botuar nga shoqata për rëndësinë e librit dhe leximit.

https://youtu.be/BWZ8yy1zvgA

Related Articles

Back to top button