LajmeMagazina

Vranjë: Vret gruan me pushkë, tenton vetëvrasjen

Radomir Gjorgjeviq (58) nga fshati Sodercë, rrethina e Vranjës, pas një grindje të shkurtë të dielën në shtëpi, ka vrarë me pushkë gjuetie bashkëshorten Branka Gjorgjeviq (54).
Sipas kumtesës së Policisë në Vranjë, ngjarja ka ndodhë rreth orës 15:30, kur Radomiri nga pushka e gjuetisë që e mbante me leje, ka shtënë në drejtim të bashkëshortes Branka, duke e lënë të vdekur në vend.
Pas shkrepjes së pushkës, Radomiri me të njëjtën armë ka tentuar të kryejë vetëvrasje, me ç’rast pas plagosjes me veturën e ndihmës së shpejtë është dërguar në spitalin e Vranjës e më pas në Qendrën Klinike në Nish.
Siç transmeton OK Radio, Radomiri ishte punëtorë në “Simpo”, ndërsa gruaja e tij amvise. Kanë dy fëmijë të rritur, djalin e martuar i cili ka kryer akademinë ushtarake si dhe një vajzë të fejuar.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button