Lajme

Përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë vizitojnë Komunën e Preshevës

Përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë vizitojnë Komunën e Preshevës

Sot, bashkë me zëvendës kryetarin e komunës, z. Armend Aliu, pritëm në kabinetin tim Drejtorin e Drejtorisë për Regjion dhe Shtetet fqinje, z. Ilir Melo si dhe Këshilltarin e Ministrit, z. Besian Zogaj.

Takimi i sotëm u shfrytëzua për problemet dhe vështirësit që qytetarët tanë kanë nevoj të mbështeten dhe tu ofrohet zgjidhje nga Republika e Shqipërisë.

Një hap më afër zgjidhjes së problemeve do të jetë hapja e Zyrës për Preshevën e cila do të jetë në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

Në kuadër të kësaj zyre diskutuam më hollësisht që të themelohet Fondit Kombëtar i Solidaritetit. Ky fond është hapi më i madh që do të ndërmerrë Republika e Shqipërisë, ku të gjitha projektet e propozuara nga ne do të financohen nga ky fond.

Related Articles

Back to top button