LajmeMagazina

Kontrabandë e turkut me dy breshka në kufirin e Preshevës

Në një aksion të përbashkët të doganierëve dhe policisë kufitare në vendkalimin kufitar të Preshevës është parandaluar kontrabanda me dy breshka të cilan janë të llojit të mbrojtur “Geochelone Sulcata”.
Ky lloj i breshkave vjen nga Afrika dhe është tipike për jetëgjatësinë e saj me mbi 100 vjet jetë dhe disa breshka të këtij lloji arrijnë peshën deri 80 kilogram, transmeton presheva.com.
“Geochelone Sulcata” bën pjesë në llojin e kafshëve të ralla dhe të rrezikuara në ambientin e natyrës pasi janë shumë të kërkuara në kontrandandim ilegal të kafshëve të mbrojtura.
Këto dy breshka ka tentuar ti kaloj në kufi shtetasi gjerman me kombësi turke duke i fshehur në rimorkion e veturës Mercedes 4matic.
Këto dy breshka i kishte paketuar në kuti që i kishte vendosur në rimorkio, ku pas zbulimit nga doganierët, shoferi i kishte treguar lejen Cites, e cila është e domosdoshme për qarkullim të kafshëve të mbrojtura.
Duke marrë parasysh se leja kishte afat të skaduar, të dz breshkat janë konfiskuar dhe dorëzuar në inspektoriatin për mbrojtje të hapsirës jetësore. 

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button