Lajme

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës vizitojnë Luginën e Preshevës

Delegacioni i deputetëve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës vizitojnë Komunën tonë

Sot, bashkë me kryetarin e Kuvendit z. Sami Salihun pritëm në kabinetin tim deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës të përbërë nga dy komisione parlamentare, ate për arsim dhe administratë publike.

Gjatë takimit diskutuam për problemet që preokupohen çdo ditë qytetarët tanë që nga problemet elementare ate të teksteve shkollore, diskrimin tonë dhe kërkesat tona që ua kemi dërguar Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Në detaje i njoftova rreth kërkesës sonë drejtuar dy Qeverive Shqiptare për themelimin e Fondit Kombëtar të Solidaritet dhe hapjes së zyrës koordinuese për realizimin e projekteve nga Qeveritë Shqiptare dhe Komunës së Preshevës.

Gjithashtu ia përsërita qëndrimin tonë rreth çështjes së bashkimit të komplet Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës pa e parcializuar Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, bashkim me Republikën e Kosovës pa cenuar integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe në koordinim me faktorin ndërkombëtar.

Përfshirja jonë në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel gjithashtu është kërkesë e jona legjitime, pasi kemi një vend të rezervuar për OJQ-ët.

Deputetët e nderuar theksuan se problemet tona do ti shpalosin në kuvend dhe kur bëhet fjalë për Preshevë të gjithë do të jenë unik rreth çështjes së shqiptarëve nê Luginë.

Related Articles

Back to top button