Lajme

Fillojnë punët për zgjërimin e rrugës, prishet muri që pengon daljen në rrugën kryesore tek varrezat e romëve (Foto)

Përmes bashkëpunimit të suksesshëm, po bëhet zgjerimi i rrugës dhe udhëkryqit te varrezat e romëve

Në kuadër të bisedimeve që janë zhvilluar mes kryetarit të komunës dhe përfaqësuesve të komunitetit rom, është arritur marrëveshja për zgjerimin e rrugës dhe kryqëzimit në rrugët Qemal Shehu dhe Karposhit.

Biseda është zhvilluar në frymë shumë pozitive dhe ka rezultuar me pranimin e ofertës së komunës së Preshevës për ndërtimin e mureve rrethuese dhe kapellës për nevoja të varrezave të komunitetit rom në Preshevë.

Komuna e Preshevës ka marrë përsipër t’i kryejë këto punë, sipas të njëjtit standard të varrezave të qytetit, që është në realizim e sipër.

Tani e tutje, në segmentin rrugor të rrugës Qemal Shehu dhe në kryqëzimin me rrugën e Karposhit, do të krijohen kushte shumë më të favorshme për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, diasporës sonë po u lehtësohet qarkullimi më i lehtë sidomos në qytet dhe njëkohësisht do të ngritet niveli i sigurisë.

Related Articles

Back to top button