Lajme
Rrethojat që pengonin ndjekjen e ndeshjeve në stadiumin e Preshevës përshtaten për publikun
Publiku sportdashës preshevarë tani e tutje do të kenë mundësi më të mirë për të përcjellur aktivitetet sportive.
Drejtori i Qendrës sportive në Preshevë, Dashnim Saqipi ka konfirmuar se këto ditë po punohet për rregullimin e rrethojave tek hapësiart ku ulen publiku në stadiumin e qytetit.
Saqipi ka potencuar se pas kërkesave të shumta të qytetarëve dhe sportdashësve të komunës sonë, rrethoja nga ana e publikut është punuar në mënyrë që pamja nga ana e publikut të jet sa më e mirë thotë drejtori Saqipi.
Sipas tijë ende nuk janë finalizuar punët por ky angazhim i pushtetit lokal ka gëzuar sportdashësit vendës dhe drejtuesit e Qendrës sportive në Preshevë.