Anulohet shfaqja “Bryma e Vdekjes” që të shfaqet në Preshevë, arsyeja njëra nga aktoret nuk lejohet të vijë për shkaqe sigurie
NJOFTIM: Ju njoftojmë të gjithë artëdashësit e artit skenik se shfaqja “ Bryma e Vdekjes “ që ishte e planifikuar të shfaqet në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica ” në Preshevë më datë: 15.06.2019 (E Shtune ) nuk do të shfaqet .
Ne si instutucion dhe si qytetarë jemi te zhgënjyer nga ky lajmë i mos ardhjes së shfaqjes, pasi që njëra nga Aktoret nuk është lejuar nga qeveria e Republikës së Kosovës që të prezentoj në këtë shfaqje në Preshevë, pasi që është edhe Deputete në Parlamentin e Republikës së Kosovës, për shkaqe sigurie.
Ajo që na shqetëson dhe që jemi te zhgënjyer është SHKAKU se kemi marrë lajmërimin ne si Instutucion ,vetëm një ditë para prezentimit te shfaqjes “ Bryma e Vdekjes “.
Në emër të Drejtorit të Shtëpisë së Kulturës dhe në emër te Instutcionit që unë drejtoj, me keqardhje kam prit këtë lajmë nga drejtuesit e kësaj shfaqje ,prandaj qytetar dhe simpatizues të artit skenik ,kërkojmë falje per këtë lajmërim i cili nuk eshta varur nga Ne.