Lajme

QSA në Luginë të Preshevës përkrah çdo jetim

Të mundohesh të kesh për vehte është normalitet, por të punosh që edhe të tjerët të kenë, kjo është fisnikëri. Dhe kjo fisnikëri shtohet akoma më shumë kur ti je shkaktarë që të gëzosh dhe t’a bësh të ndjehet i barabartë me të tjerët shtresën më të prekur të shoqërisë- jetimin.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit, përgjatë tërë kohës së funksionimit të saj, ka patur kujdes të veçantë ndaj kësaj kategorie të shoqërisë. Gjatë këtyre 12 viteve të aktivitetit në teren, QSA, ka arritur që të realizojë projekte të ndryshme për tërë shoqërinë, e në veçanti për kategorinë e jetimëve. Në këtë kontekst, duke përfshirë projektin “Streha e jetimëve”, në të gjitha projektet tona, kjo kategori e shoqërisë, janë të parët që merren në konsideratë.

Prandaj, sot, me krenari themi se jemi lider në luginë për përkrahjen dhe mbështetjen humanitare për të gjithë e sidomos për jetimët.

Aktualisht, QSA, përkujdeset për 150 jetimë, nga të cilët 50 janë në Luginë të Preshevës dhe 100 të tjerë në Kumanovë dhe Likovë. Falë Zotit dhe ndihmës së donatorëve tanë, sot në Luginë të Preshevës nuk ka asnjë jetim deri në moshën 16 vjeçare dhe me kushte minimale për jetesë, e të cilët nuk janë të përfshirë nga ana e QSA-së.

Përveç përkrahjes materiale, kohë pas kohe, me jetimët realizohen edhe aktivitete tjera rekreative, për t’i bërë të ndjehen të njëjtë me moshatarët e tyre.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit, falënderon të gjithë donatorët dhe njerëzit vullnetmirë, te cilët në vazhdimësi janë në mbështetje të punës dhe aktiviteteve tona.

Related Articles

Back to top button