LajmeMagazina

Zvicër, shqiptarja e humbur prej 1 muaji, familjarët apel për ndihmë

Një 15-vjeçare shqiptare nga Kosova është zhdukur prej një muaji dhe familja e saj që jeton në Zyrih nuk ka asnjë të dhënë për të. 
Mediat zvicerane bëjnë apel për gjetjen e shqiptares me emrin Kujtesa, ndërsa lajmin për zhdukjen e saj e kanë shoqëruar dhe me foton e 15-vjeçares. Ajo që të bie n ë sy është fakti se Kujtesa shfaqet në këtë foto me një bluzë me flamurin kuqezi. 
Sipas mediave zvicerane, Kujetesa ka humbur kontaktet me familjen e saj prej 23 Shtatorit të vitti 2014.  Ajo është 1.70 centimetra e gjatë, me flokë të gjata të zeza, mban syve dhe flet edhe gjermanisht, përvec gjuhës shqipe. 
Mediat zvicerane kanë vënë në dispozicion të kujtdo që mund të dijë vendndodhjen e 15-vjeçares shqiptare, një numër telefoni për të kontaktuar me policinë e Zyrihut: 044 247 22 11. 

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button