Lajme

Eliot Engel viziton Komunën e Preshevës, Arifi i dhuron mirënjohje për kontributin në çështjen kombëtare shqiptare

Eliot Engel, kongresmeni dhe kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, gjatë ditës së sotme ka vizituar Komunën e Preshevës.

I pari i Komunës Shqiprim Arifi i ka ndarë mirënjohje për kontributin në çështjen kombëtare shqiptare.

Arifi në profilin zyrtar në facebook ka shkruar:

“Sot Presheva pati nderin dhe kënaqësinë të mirëpres mikun e madh te shqiptarëve, Kongresmenin Amerikan zotri Eliot Engel.

Në emër të komunës së Preshevës dhe në emër të gjithë qytetarëve tonë në shenjë mirënjohje ndaj kontributit në çështjen kombëtare shqiptare si dhe mbështetjes në avansimin e të drejtave të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, mikut tonë ia dhurova një mirënjohje dhe i urova shëndet, mbarësi dhe gjithë të mirat në jetën dhe veprimtarinë e tij.”

Related Articles

Back to top button