LajmeMagazina

Heshtja parazgjedhore në Luginë

Nga ora 12 e mesnatës të ditës së premte ka filluar heshtja parazgjedhore e cila do të zgjatë deri në mbylljen e votimeve në orën 20 të së dielës, më 26 tetor, ndërsa vendvotimet do të hapen nga ora 7 e mëngjesit.
Fushata parazgjedhore që ka zgjatur një javë më aktivitete nga partitë politike shqiptare në Luginë, në përgjithësi ka kaluar e qetë pa probleme përveç disa deklaratave me tension mes subjekteve politike që veprojnë këtu. Shqiptarët në këto zgjedhje marrin pjese me 5 lista zgjedhore, tre të subjekteve politike “Partia Demokratike-Dr.Sc. Nagip Arifi”, (PD–BDL) “Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar”, (PDSH – LPD – RD), “Koalicioni për të Drejtat e Shqiptarëve” (PVD – UDSH) dhe dy nga shoqëria civile, Grupi Qytetar “Nagip Taipi” si dhe lista “Për Ardhmërinë e Shqiptarëve në Sërbi – Sevdail Hyseni”. Gjatë heshtjes parazgjedhore është e ndaluar fushata parazgjedhore përmes mjeteve të informimit, mbajtja e tubimeve publike dhe publikimit të vlerësimeve të rezultatit paraprak. Këshilli Kombëtar Shqiptar është formuar në korrik të vitit 2010 dhe aktivitetin e tij e shtrinë në fushën e arsimit, kulturës, informimit, përdorimit të gjuhës shqipe e shkrimit të saj dhe përdorimit të simboleve kombëtare. Ky institucion i pakicës shqiptare në Serbi ka një rëndësi të madhe për realizmin e të drejtave shqiptare në fushat e caktuara dhe kuvendi i përgjithshëm do të përbëhet prej 15 anëtarëve ku pastaj do të emërojnë struktura udhëheqëse. Këshilli kombëtarë Shqiptarë është formuar si i fundit nga të gjitha pakicat e tjera që jetojnë në Serbi e që kanë formuar Pakicat e tyre Nacionale. Në territorin e Republikës së Sërbisë jetojnë 22 pakica nacionale kurse në këto zgjedhje do të marrin pjesë 17 prej tyre. Ndërkaq sipas fletores zyrtare në tërë Serbin kanë të drejt vote 35.355 shqiptarë, në Preshevë 17.975, në Bujanoc 15.840, në Medvegjë 1.384 dhe në qytetet tjera të Sërbisë 156. Në komunën e Bujanocit të dielën në ora 7 e mëngjesit do të hapen 26 vendvotime në gjithë fshatrat e komunës dhe qytetin e Bujanocit.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button