Arifi i kërkoi Edi Ramës formimin e Fondit Kombëtar të Solidaritetit për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
Kryetari i komunes se Presheves, Shqiprim Arifi, gjate vizites zyrtare ne Tirane kerkoi qe Shqiperia ta formoje Fondin Kombetar te Solidaritetit. Fondi do te perdoret per komunat Presheve, Bujanoc dhe Medvegje ne menyre qe ata te aplikojne me projekte konkrete.
Gjate qendrimit te tij ne Tirane, Arifi u takua me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Puneve te Jashtme Evropiane Gent Cakaj, te cilit ia paraqiti kete ide, duke deklaruar se komuna e Presheves tashme ka projekte te gatshme me te cilat mund te aplikoje per fonde nga buxheti i Republikes se Shqiprise.
Arifi tha se formimi i ketij fondi do te ishte nje hap perpara drejt “perafrimit te politikes se Shqiprise dhe Lugines se Presheves”.
Qeveria e Shqipërisë deri më tani ka mbështetur shqiptarët e saj që jetojnë në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës përmes kuotave të regjistrimit dhe lehtësirave të ndryshme për studentët nga këto komuna që shprehën dëshirën e tyre për të studiuar në një nga fakultetet në Tiranë, ndërsa në vitet e fundit ka ndarë nga buxheti para për financimin e disa projekteve në komunat e Preshevës dhe Bujanocit, ndër të cilat është 50,000 euro për ambulancën e maternitetit në Preshevë.