Lajme

Fshati Bilaç bëhet me morg (Foto)

Në fshatin Bilaç të komunës së Bujanocit sot është përuruar objekti i morgut të fshatit i cili deri më tash edhe pse i nevojshëm i ka munguar këtij vendbanimi. Banorët e kanë përshëndetur përurimin e morgut.

Me rastin e përurimit të këtij objekti që tashmë i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për pastrimin e kufomave, që posedonë edhe frigoriferët, Shoqata Bilaçi ka postuar një shkrim përmes të cilit ka falënderuar të gjitha ata që kontribuan në ndërtimin e objektit.

Postimi i plotë

Jemi të lumtur që sot bëmë përurimin e morgut te fshatit tonë. Për ne si shoqatë ky ka qenë ndër projektet prioritare për shumë arsyje. Perveç se këtë projekët e kemi parë si një emancipim fetarë dhe përgjithësishtë shoqëror, në vete ngërthenë edhe rëndësinë e nevojës praktike për fshatin tonë, tu e pasë parasyshë numrin e madhë të familjeve që jetojnë në mërgatë.

Vitet e fundit kemi pasur raste kur është dashur që më të dashurit tanë të vdekur, në mungesë të morgut në fshatin tonë, ti dërgojm ne vendbanime tjera. Nga sot ne Bilaçi e kemi morgun më modern në Luginë. Ky objekt e bënë të mundur që në mënyrë të dinjitetshme të kryhen ceremonit fetare dhe njëherit ruajtja e kufomave ne frigrofer i cili është apostafat për këtë punë.

I gjithë ky projekt është bërë falë donatorëve të shumtë të cilët i falënderojm përzemërsisht. Kemi pasur donatorë nga 5000 deri ne 50 euro. Projekti ka kushtuar rreth 20 mijë euro. Falënderojme edhe familjen e të ndjerit Adem Ajdinit që kanë pranuar që ky projekt të integrohet në atë që kishte ndertuar i ndjeri. Duam të falëmderojm veç e veç të gjithë firmat qe kamë bërë punë gratisë apo me zbritje te konsiderueshme.

Firmën që ka bërë lyerjen nga jashtë Sedat Sherifin dhe Mitat Bakiun. Depon Agimi. Firmën që ka bërë ndërtimin Zeqirja Xhelili. Instalimin e ujit Adem Esatin. Lyrjen brenda Ekrem Bakiu. Shtrimin e pllakave te keramikës Selami Bislimi. Instalimin e rrymes Erkan Kadriu.

Kyçja e rrymës Mirsad Kadriu, si shumë njerzë të tjerë që e kanë perkrahur ne forma të ndryshme këtë projekt. Një falëmderim të veçant për arkitektin Egzon Xhelili i cili ka bërë projektimin dhe mbikqyrjen profesionale te këtijë projekti. Poashtu falënderojm për mbështetjen e gjithanshme Selami Bislimin. Edhe një herë faleminderit të gjithve.

Related Articles

Back to top button