Lajme

Shqiptarët e Luginës e pësojnë reciprocitetin e vendosur nga Kosova ndaj Serbisë për mos njohjen e pasaportave

Institucionet e Kosovës kanë vendosur reciprocitet ndaj Serbisë sa i përket lëvizjes së qytetarëve nëpër pikat e kalimit kufitar.

E kete reciprocitet po e pesojne me se shumti banoret e Komunave Presheve e Bujanoc.

Burimet e Presheva.AL kanë thënë se Policia Kufitare e Kosovës tani nuk po lejon udhëtimin e shtetasve te Serbise me pasaportë, njëjtë sikurse nuk lejojnë as autoritetet serbe.

Për të hyrë ose dalë nga Kosova, qytetarët serb duhet të posedojnë letërnjoftim pasi që pasaportat e tyre nuk po njihen nga shteti i Kosovës.

Fëmijët, në mungesë të letërnjoftimeve duhet të posedojnë certifikatat e lindjes.

Reciprociteti 100% është duke u zbatuar deri në reflektimin e palës serbe.

Kosova dhe Serbia, në vitin 2011 kanë arritur marrëveshje për lëvizje të lirë në Bruksel, mirëpo pala serbe nuk e zbatoi atë asnjëherë.

Related Articles

Back to top button