Lajme
Kryetari Komunës Shqiprim Arifi qëndron në Kosovë, diskuton problemin e udhëtimit me pasaporta që po hasin shqiptarët e Luginës
Kryetari Komunës z. Shqiprim Arifi ka takuar sot kryeparlamentarin z. Kadri Veseli, zv kryeministrin z. Enver Hoxhaj dhe kolonel z. Shaban Guda.
Si temë kryesore ishte çështja e udhëtimit me pasaporta të Serbise për Shqiptarët e Luginës në drejtim të Republikës së Kosovës, gjithashtu u diskutua edhe statusi i Shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Republikën e Kosovës.
Kolonel Guda sqaroi se çështja e pasaportave është vetëm vazhdimësi e implemetimit të marrëveshjes së lëvizjes së lirë mes shtetasve të Republikës së Kosovës dhe Serbise e vitit 2011, ku me presionin e BE-së janë detyruar prap të zbatohet kjo marrëveshje, mirëpo kolonel Guda premtoi që së shpejti do të gjindet një modalitet për Shqiptarët e Luginës sa i takon kësaj çështje.