Lajme

Iu dha lamtumira e fundit poetit Demush Berisha (Video)

Sot, në Preshevë, iu dha lamtumira e fundit, shkrimtarit Demush Berisha, autorit të rreth 8 veprave letrare, për fëmijë e për të rritur, në poezi, prozë e zhanre të tjera, të cilat renditen në mesin e vlerave letrare kulmore të letërsisë shqipe në Luginë të Preshevës.

Ne prezence te familjareve dhe shokeve dhe poeteve ne varrezat e qytetit u lexua nje historik i shkurter nga Rexhep Abazi antare nga Shoqata e Shkrimtareve “Feniks”.

PAK BIOGRAFI: Demush Berisha lindi më 1938 në fshatin Buhiq, komuna e Preshevës. Ka kryer akademinë pedagogjike. Një kohë ka punuar mësues në shkollën fillore “Migjeni” në Caravajkë, pastaj ka punuar edhe në shkollën fillore të Corroticës; një mandat ishte zv.drejtor, kurse drejtor i shtëpisë së kulturës ishte në mandatin 1984-1994.
Aktualisht është kryetar i kuvendit të shoqatës së shkrimtarëve “Feniks” të Preshevës, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i “Atunis Lugina”, Anëtar i Akademisë së Arteve Evropiane.
Jeton dhe vepron në Preshevë.

Veprat letrare:

Fluturim të mbarë (poezi për fëmijë), “Iliriku”, Prishtinë, 1997
Ylber me ngjyra (poezi për fëmijë), Shtëpia e Kulturës, Preshevë, 2005
Motrat binjake (poezi për fëmijë, SHB “Kurora”, Gjilan, 2006
Libreza me pesa (poezi për fëmijë), SHB “Kurora”, Gjilan, 2006
Mik për një fyell magjik (poezi për fëmijë), “Feniks”, Preshevë, 2007
Lumi s’ka moshë (poezi për fëmijë), SHB “Drenusha”, Prishtinë, 2010
Karadaku i Preshevës mburrje dhe krenari (bashkautor, monografi) SHB “Vatra”, Prishtinë, 2010
Migjeni poet i dhembjes dhe mjerimit (dromca jete dhe kujtime), SHB “Kurora”, Gjilan, 2013.

Related Articles

Back to top button