Labinot Tahiri: Shqipëria ndaj padrejtësive në Luginë duhet të jetë më e zëshme dhe më serioze në BE
Zëvendëskryetari i komunës së Preshevës Armend Aliun dje ka takuar deputetin e Republikës së Kosovës, Labinot Tahirin me të cilin kanë biseduar për aktualitetin politik në Kosovë, e në veçanti për Luginën e Preshevës.
Deputeti Tahiri në profilin e tijë në fb ka shkruar:
Nga zëvendëskryetari Armend Aliu , u njoftova me problemet e banorëve të kësaj treve, me theks të veçantë për fshirjen e emrave të qytetarëve shqiptar nga regjistri civil, për furnizimin e shkollave me tekste shkollore dhe krijimin e një fondi të përbashkët, e këtë fond ka kohë që e kam thënë publikisht dhe e përkrahu maksimalisht.
Ne kemi inicuar më parë një nismë që lejeqëndrimi i qytetarëve të Luginës së Preshevës në Republikën e Kosovës të ndryshohet nga 1 vjet në 5 vjet.
Edhe kushtetuta e shtetit shqiptar parasheh që Shqipëria është garancë e lirisë dhe të drejtave të të gjithë shqiptarëve, andaj edhe reagimi i shtetit shqiptar ndaj këtyre padrejtësive në Luginë të Preshevës duhet të jetë i zëshëm dhe më serioz në Bashkimin Evropian shkruan kështu në fb deputeti Labinot Tahiri pas takimit që kishte me Armend Aliun, zv.kryetarë i komunës së Preshevës.