Shikoni duart tuaja dhe zbuloni nga çfarë sëmundje vuani
Ndryshime të llojllojshme në shuplakat dhe gishtat tanë mund të tregojnë problemet në pjesët e tjera të trupit, prandaj këto shenja paralajmërimi nuk do të duhej t’i injoronim.
Simptomat e këtilla mund të jenë të shkaktuara nga sëmundje specifike apo mungesa e nutrienëve në organizëm.
Mbase dini t’i dalloni disa te vetja?
1. Mungesa e vitaminave
Nëse ndieni therje apo pickim në duar, janë shenja që nuk merrni mjaft vitamina B1, B6, B12 dhe E. E vetmja mënyrë që me siguri të konstatoni se a vuani nga mungesa e vitaminave është testi i gjakut. Nëse testi është pozitiv, mjeku do t’ju përshkruaj suplemente përkatëse të vitaminave.
2. Problemi me qarkullimin e gjakut
Mpirja e gishtave në dorën e djathtë mund të jetë simptomë e hernies, por edhe shenjë e sëmundjeve kardiovaskulare.
3. Diabeti
Pickimi i cili fillon në shputa dhe përhapet në drejtim të duarve mund të jetë shenjë e diabetit. Shkaktari është qarkullimi i gjakut i cili përçohet deri te dëmtimi i përfundimeve nervore.
4. Molisja
Nëse vazhdimisht ngrini objekte të rënda apo mbani nyjën në pozitë të papërshtatshme, u bëni presion të madh në nerva të ndjeshme afër sipërfaqes së lëkurës. Kjo mund të çojë në ndjenjën e pickimit apo të mpirjes së gishtave. Është me rëndësi që t’i pushoni duart, si edhe që të flini mjaftueshëm dhe të ulni nivelin e stresit.
5. Sindroma e tunelit karpal
Shumica e njerëzve kanë ndjenjën e dridhjes apo pickimit në duar kur shtrihen dhe i pushojnë nyjat. Kjo çon në mpirje dhe dhembje dhe tregon që nerva të caktuara në duar janë të dëmtuar dhe që u nevojitet tretman përkatës mjekësor. Nëse i keni këto simptoma, kërkon ndihmën e mjekut sa më parë në mënyrë që të shmangni dëmtimet e përhershme.
6. Probleme me kurrizin
Dëmtimi i kurrizit shkakton probleme me rrugët nervore, gjë që rezulton me simptoma të cilat shfaqen në duar. Ky problem mund të zgjidhet me forcimin e muskujve të shpinës nëpërmjet jogës apo notit. Provoni që të mos qëndroni shumë në pozitën ulur.
7. Sëmundja e Birgerit
Nëse gishtat ju janë të shtanguar dhe të bardhë apo madje kanë ngjyrë të kaltër, mbase vuani nga sëmundja e Birgerit. Kjo gjendje shkakton inflamacion të enëve të vogla dhe të mesme të gjakut. Më së shpeshti është rezultat i pirjes së tepërt të duhanit, mirëpo në raste ekstreme kërkon amputim të ekstremiteteve nëse i sëmuri nuk e ndërpret pirjen e duhanit.
Siç po e shihni, duart tona janë qendra për paralajmërim të hershëm të trupave tanë dhe do të duhej që t’i kushtonim kujdes sinjaleve të cilat na i dërgojnë.
Nëse vëreni diçka nga këto simptoma, kërkoni ndihmën e mjekut.