Lajme
Lajm i rëndësishëm për qytetarët e Luginës së Preshevës, do të fitojnë shtetësinë e Kosovës
Sot është nënshkruar vendimi për Procedurën dhe Kriteret e Lëshimit të Lejës së Qëndrimit për të Huajt, ky vendim iu mundëson qytetarëve të Luginës së Preshevës të pajisen me dokumente të Republikës së Kosovës.
Pas procedurës për leje qëndrimi, qytetarët e Luginës së Preshevës do të fitojnë shtetësinë e Kosovës.
Vendimi është nënshkruar nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa. Sinjali ka siguruar dokumentin i cili ka hyrë në fuqi nga momenti i nënshkrimit.