Lajme

Vendosen fotografit e 14 Kryetarëve të Komunës së Preshevës

Në ambientet e Administratës Komunale janë vendosur fotografitë e ish-Kryetarëve të Komunës së Preshevës

Në ambientet e Administratës së Komunës, në shenjë respekti për kontributin e dhënë në komunën tonë, janë vendosur fotografitë e ish-kryetarëve të Komunës së Preshevës.

Nga ana e Kabinetit të Kryetarit të Komunës është bërë kërkimi në arkivin shtetëror në Vranjë evidenca e Kryetarëve të Komunës për periudhën e kaluar dhe në bazë të të dhënave të arkivit janë evidentuar Kryetarët që kanë udhëhequr me Komunën tonë, bashkangjitur dhe periudhat e tyre përkatëse të udhëheqjes.

Fotografitë janë vendosur në hollin e Komunës në afërsi sallës së Kuvendit Komunal dhe Kabinetit të Kryetarit të Komunës.

Qytetarët e interesuar dhe familjarët e ish-Kryetarëve (tani të disave të ndjerë), mund të vizitojnë fotografitë dhe të njoftohen me ish Kryetarët e Komunës së Preshevës.

Related Articles

Back to top button