LajmeMagazina

Lugina me pesë lista për zgjedhjet e Këshillit Nacional

Komisioni republikan zgjedhor i Serbisë deri më tani ka publikuar 5 lista të subjekteve politike dhe grupeve të qytetarëve nga komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të cilat do të garojnë për zgjedhjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.
Listat e çertifikuara janë:
1) Partia Demokratike – Dr. Nagip Arifi, 
2) Koalicioni i shqiptarëve të bashkuar, 
3) Koalicioni për të drejtat e shqiptarëve, 
4) „Nagib Taipi“ dhe 
5) Për ardhmërinë e Shqiptarëve në Serbi – Sevdail Hyseni.
Në zgjedhjet për Këshilla Kombëtarë që do të mbahen me datën 26 tetor të vitit rrjedhës, 17 pakica kombëtare në Serbi, në mesin e së cilave edhe pakica shqiptare do të zgjedhin anëtarët e tyre për përbërjën e re.
Për të verifikuar se a janë të regjistruar në regjistrin e veçantë zgjedhor apo jo qytetarët këtë mund ta bëjnë nëpërmes internetit në web faqen zyrtare të Ministrisë së administratës shtetërore dhe të vetëqeverisjes lokale.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button