LajmeMagazina

Festa në Luginë, policia arreston preshevarët

Pas festimit të mbrëmshëm të tifozëve të kombëtares shqiptare, për shkak të dyshimeve për vandalizëm, disa të rinj nga Presheva janë ndaluar në polici.
Nën dyshimin se ka thyer xhamin e shtëpisë së Goran Nikolliq në Preshevë gjatë festimit, sot është ndaluar nga policia serbe M.A (28) nga ky qytet.
Sipas zëdhënësit të policisë janë arrestuar më shumë tifozë për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë.
“Janë ndaluar më shumë se tre persona kundër të cilëve do të ngriten padi në bazë të veprës. Ata ngarkohen me akuzë për prishje të rendit dhe qetësisë, si dhe rrezikim të sigurisë së qytetarëve, në natën mes së martës dhe mërkurës”, ka thënë zëdhënësi i policisë në Vranjë, Dragan Stamenkoviq, transmeton Titulli.
Sipas Stamenkoviq, në varësi të veprës do të ngritet padi për kundërvajtje apo penale.
Mijëra tifoz shqiptar në Preshevë e Bujanoc kanë festuar në rrugët e dy qyteteve në jug të Serbisë, pas ndërprerjes së ndeshjes futbollistike mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd./Titulli.com/
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”; google_ad_slot = “5970863453”; google_ad_width = 336; google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button