Lajme

“Pakoja bombë” për Serbinë: 10 mld dollarë, avionë dhe anëtarësim në BE në këmbim të njohjes së Kosovës

Shtetet e Bashkuara e kanë deklaruar qartazi tashmë se kryefjala e politikës së tyre të jashtme në rajonin e Ballkanit Perëndimor është rinisja e dialogut Kosovë-Serbi dhe konkretizimi i një marrëveshje me njohjen e ndërsjelltë.

Mediat serbe sot gjerësisht kanë shkruar për një “ofertë të pahijshme” siç e cilësojnë ato, nga Presidenti Donald Trump për Serbinë në mënyrë që të tërheqë autoritetet e Beogradit që të njohin sa më shpejt shtetin e Kosovës.

Ky plan, sipas burimeve diplomatike të mirëinformuara, nënkupton që Serbia do të marrë nga SHBA një shumë prej 10 miliardë dollarëve, 14 avionë luftarakë F-16 si dhe anëtarësimin ne Bashkimin Europian deri në vitin 2024.

Përveç miliardave, avionëve të fuqishëm dhe integrimit të përshpejtuar evropian, Uashingtoni është gjithashtu i gatshëm të garantojë me shkrim lidhjet speciale të Serbisë dhe Republikës Srpska.

Plani i Marshall

Sipas burimeve, Presidenti Trump ka vendosur të zgjidhë krizën e Kosovës deri në mesin e vitit të ardhshëm.

Trump doli me idenë për t’i ofruar Serbisë diçka si Plani Marshall për Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo do të kërkonte investime prej 10 miliardë dollarësh kryesisht për projekte të infrastrukturës, një skuadër prej 14 avionësh F-16, por gjithashtu do të përshpejtonte ndjeshëm integrimin evropian. Kjo do të thotë që Serbia mund të hyjë në siguri në BE deri në vitin 2024. Përveç parave dhe avionëve, Trump është gjithashtu i gatshëm të garantojë me shkrim lidhjet speciale midis Serbisë dhe Republikës Srpska – raporton një burrë tjetër nga Ambasada e madhe Perëndimore, i cili insistoi të mbetet anonimat.

Related Articles

Back to top button