Lajme

Skenari i errët për ti goditur vendbanimet shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Mediat maqedonase kanë filluar një fushatë me lajme të rreme se gjoja shqiptarët janë fajtor që Maqedonia e Veriut spo mundet ta marre datën për fillimin e negociatave me BE-në.

Gazeta Veçer dhe disa portale tjera shkruajnë se gjoja disa dilerë të drogës në Haraçinë janë pengesë e këtij procesi. Sipas këtij mediumi në vjeshtë do të ketë një aksion të gjërë policor në këtë komunë.

Duket një tendencë dhe skenarë për të filluar sërish bastisjet me autoblinda në vendbanimet shqiptare. Mbetet të shihet nëse do të dhezë ky projekt për ti akuzuar shqiptarët si e keqja e këtij vendi, ndonëse se ata paguajnë taksa, mbushin buxhetin e shtetit dhe nuk marrin asnjë në investime nga ky shtet.

Madje shqiptarët për vite me radhë kontribojnë për këtë shtet, ndërsa asnjëherë nuk kanë mundur ti realizojnë të drejtat e tyre, politike, cilvile, ekonomike dhe sociale.

Të akuzosh shqiptarët për procesin e integrimeve është absurd, për faktin se raportet e organizatave ndërkombëtare dhe raporti i Pribes ka kohë që e kanë konstatuar se Maqedonia e Veriut është shtet i kapur nga politikanët e korruptuar dhe kriminalizuar. Madje me ndihmën e faktorit ndërkombëtarë është krijuar edhe Prokuroria Speciale, e cila sërish ka dështuar ta luftoj këtë fenomen.

Related Articles

Back to top button