Lajme

Më shumë se dy të tretat e grave rome janë martuar para moshës 18 vjeçare

Më shumë se dy të tretat e grave rome në Serbi martohen para moshës tetëmbëdhjetë vjeçare, dhe se më shumë se 30% në mes moshës 13 dhe 15 vjeçare, njoftoi Qendra Romë për Gra dhe Fëmijë në Beograd.

Një studim i kryer nga qendra zbuloi se më shumë se gjysma e grave rome bëhen nëna para moshës tetëmbëdhjetë vjeçare, ndërsa një e treta kanë fëmijën e tyre të parë midis moshës 14 dhe 16 vjeç.

“Pasojat për detyrimin në martesë ndaj vajzave dhe grave janë të shumta dhe përfshijnë braktisjen e shkollës, nivel më të ulëta të arsimit, rreziqet shëndetësore të shoqëruara me aktivitetin e hershëm seksual dhe shtatzënitë e të miturve, varfërinë”, thuhet kështu në një deklarate të lëshuar me rastin e ditës ndërkombëtare të vajzave duke përkujtuar 11 tetorin.

Qendra Rome për Gratë dhe Fëmijët “Daje” shprehet se martesa e të miturve është gjithashtu e lidhur me një rrezik të rritur ndjeshëm të ekspozimit të grave ndaj dhunës fizike, psikologjike, ekonomike dhe seksuale të partnerëve ose anëtarëve të tjerë të familjes meshkuj dhe vlerëson se nata e parë e vajzave që “martohen” është “dhunimi” dhe paraqet fillimin e një jete “dhune”.

“Megjithëse këto fenomene kryesisht janë të përhapura në komunitetin Rom, kjo praktikë e dëmshme nuk duhet të interpretohet si pjesë e traditës së romëve, por duhet të kuptohet vetëm si një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe është e nevojshme që të merren të gjitha masat për t’i dhënë fund,” thuhet në njoftim për shtyp

Faktori i rëndësishëm për tu mbrojtur nga ky fenomen është arsimimi i vajzave.

Vajzat rome duhet të kenë të drejtat themelore si aksesi në arsim, kujdesi shëndetësor, shëndeti seksual dhe riprodhues, mbrojtje nga diskriminimi, dhuna dhe martesat e rregulluara është një sfidë e përditshme,” thuhet në deklaratë.

Related Articles

Back to top button