Komedia greke “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, ngjitet në skenën e Preshevës
Komedia greke “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” qëkurse doli në fillim të viteve 90, pati menjëherë bujë. Vepra e autorit Yiorgos Theodosiadis shumë shpejt u bë ndërkombëtare dhe u ngjit në shumë skena. Ajo sonte do te jete para publikut Preshevar ne festivalin Ditet e Komedise Shqiptare ne Presheve.
Tre djem të cilët jetojnë në një shtëpi dhe janë të tre njerëz që kanë një mangësi të vogël. Njëri nuk dëgjon, tjetri nuk shikon dhe tjetri nuk flet”, u shpreh aktori Romir Zalla.
Situata komike dhe interesante ndërthuren shpesh mes të treve, aq më tepër kur në lojë hyn një vajzë. Dashuria për të do ju hapë punë dhe trike të tre djemve, që përpiqen ta bëjnë për vete.
Romir Zalla, Ervin Bejleri, Alert Çeloaliaj dhe Jorida Meta personifikojnë katër personazhet, të cilët janë plot jetë, pavarësisht kufizimeve të tyre fizike.
“Komedia bën thirrje apo lëshon mesazhe edhe në lidhje me njëlloj bullizmi që ekziston karshi këtyre njerëzve që kanë një mangësi të caktuar . Ka situata interesante, Mjafton ta mendosh një moment që ai që nuk dëgjon, flet me atë që nuk shikon nëpërmjet përkthimit me gjeste që i bën ai që nuk flet. Dhe situatat janë të tilla që gjithmonë ata duhet të jenë të tre pa e kuptuar dhe pa e ditur dhe kjo fillon edhe merret vesh nga fundi që të tre duan të njëjtën vajzë”, përfundoi në fjalën e tij Romir Zalla.
Shfaqja vjen me regji të Donard Hasanit dhe Valdrin Hasanit, ndërsa producente është Shegushe Bebeti.