LajmeMagazina

​Shefqet Krasniqi në burg deri më 17 tetor

Imamit Shefqet Krasniqi i është i vazhduar paraburgimi deri më 17 tetor. Këtë e ka konfirmuar avokati i tij Sevdali Zejnullahu.
Sipas tij, mbrojtja brenda 24 orëve ka mundësinë për ankesë, në lidhje me vendimin, në Gjykatën e Apelit, mundësi të cilën Zejnullahu ka thënë se do ta shfrytëzojnë.
“Ne do ta dorëzojmë nesër ankesën. Sa përfillet dhe sa shpejt vendoset nuk e dimë. Megjithatë, dispozitat ligjore parashohin që me u vendos sa ma parë – me urgjencë. Shpresojmë se hoxha, për festën e Kurban Bajramit do të jetë në mesin tonë”, tha ai për Telegrafin.
Ndryshe, Shefqet Krasniqi është arrestuar, para dy javësh, së bashku me një grup hoxhallarësh, me pretendimin se e kanë cenuar rendin kushtetues.
Ai akuzohet edhe për pastrim parash. Deri më tani janë liruar tre nga nëntë imamët e arrestuar.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button