Lajme

Xhelal Mehmeti: Në Preshevë duhet të krijohen institucione të veqanta vetëm për Diasporën

Sot në Preshevë më shumë se 50.% e popullatës jetojnë jasht Preshevës (Diasporë).
Gjithsej kemi 3 lloje të Migrimit, Migrimi para dhe gjat viteve 90.ta pas luftës së UÇPMB.së dhe viteve të fundit.
Këtë më mirë e tregon statistika e nxënëzve në për shkollat tona që mbi 50.% mungojnë dhe normal që teprica teknologjike krijon edhe një problem te pa punësisë..
Ne kemi një Diasporë shum të shëndetshme, të shkëlqyshme, dhe të suksesshme, kurse anën tjeter kemi një komune total të degradume politikisht, dhe të varfur ekonomikisht, pamvarsisht se gjeostrategjia e tre këndshit na jep një mundsi zhvillimi si asnjë vend tjetër.
Sot Mërgimtarët tanë llogariten si biznismen shume të suksesshëm duke menaxhuar me qindra firma të ndryshme dhe me shume suksese.
Komuna e Preshevës deri sa nuk ndryshon strategjin e zhvillimit duke avansuar bizneset vendore dhe afirmimin e Diasporës duke u dhënë mundsi investime Mërgatës tonë, kurr nuk do të ket mundsi zhvillimi andaj dhe jemi ketu ku jemi.
Zyra e Diasporës mund të jet një ur komunikimi mes Vendlindjes dhe Mergimtarëve tanë në gjitha sferat, duke filluar në rregullimin e Dokumentacioneve duke penguar Pasivizimin, kontaktin e mërgimtarëve me vendlindjen me organizime të ndryshme, thirrja e bizneseve për investime.
Komuna e Preshevës duhet të merr iniciativë fillimisht duke sponzoruar dhe duke hapur pozicion zyrtarisht për zyren e Diaspores, duhet krijuar ekip profesional.
Këtë partitë e vjetra kurr nuk e kane kuptuar, por edhe jane mësuar se diasporën vetem duhet shfrytezuar ashtu siç kanë vepruar gjithmonë..!
Por çuditerisht edhe partite e reja nuk po ju japin asnjë hapsirë ose mundësi mergimtareve tanë, por vetëm e vetëm kur vjen puna për me i kërku VOTA….!
Bëj ftesë që sa më shpejt të krijojnë institucione të veqanta vetëm për Diasporën, sepse kjo nuk bje ndesh me ligjin, gati se në gjitha komunat e serbisë egzistojnë institucione të tilla.

Xhelal Memeti Xhim Presheva

Related Articles

Back to top button