Lajme

Në Kosovë me planprogram të Serbisë, në Luginë as libra shqip! (Video-Dokumentar)

Strukturat paralele në Kosovë që nga paslufta kanë shtrirë rrjetin e tyre në territorin tonë. Edhe sot pas 20 vjetësh vendi vazhdon të përballet me sistemin paralel të arsimit. Kemi parë kronika e emisione të ndryshme që kishin të bënin me sistemet paralele në enklava serbe, por sonte do të shohim një reportazh të realizuar që flet për fshatin Restelicë, fshat ky i banuar kryesisht me goranë e boshnjakë. Në këtë fshat ekziston shkolla fillore dy katëshe. Në katin e parë nxënësit mësojnë me planprogramin e Kosovës, ndërsa në katin e dytë mësojnë me planprogram të Serbisë. Insitucionet tona duhet të mirren seriozisht dhe urgjent me këtë problematikë për shumë arsye. Në planprogramin e Serbisë Kosova paraqitet si djep i Serbisë, NATO-ja quhet agresor, po ashtu mësohet edhe mësim besimi fetar që nga klasa e parë.

Ndërsa, Institucionet e Kosovës pavarësisht që janë të informuar për situatën, nuk kanë kanë as qasjen më minimale të kontrollit në këto shkolla.

Kurse, nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshëvës pavarësisht premtimeve nga ministrja e arsimit e Shqipërisë për paisje me libra shkollorë në gjuhën shqipe, ata vazhdojnë të mësojnë me librat e Serbisë.

https://youtu.be/OZ_ee9oV1Yo

Related Articles

Back to top button