Lajme

Si t’i ruani bananet që të mos bëhen të zeza

Rregulli i parë – me shumë gjasë edhe i vetmi – që duhet ta dini sa i përket ruajtjes së bananeve është që të mos i mbani në frigorifer. Bananet janë pemë tropikale dhe, në përgjithësi, pemët tropikale nuk i përballojnë temperaturat e ulëta.

Prandaj, mënyra më e mirë për t’i ruajtur bananet është në temperaturë të dhomës, jo në frigorifer, e në veçanti kur janë të gjelbra dhe të papjekura. Vendosja e një banane të papjekur në frigorifer e pengon aftësinë e saj për t’u pjekur.

Vlen të ceket se kur banania piqet, ajo bëhet më e ëmbël, më e butë, më aromatike dhe më e kaftë. Çngjyrosja nuk është shenjë se banania është prishur, por është pjesë natyrale e procesit të pjekjes dhe, aq më shumë që i humbet ngjyra, aq më e ëmbël bëhet banania.

Ekspertët thonë se mënyra më e mirë për t’i mbajtur bananet të freskëta është duke i blerë kur janë ende pak të gjelbra dhe t’i lini të qëndrojnë në temperaturë dhome derisa të jenë të gatshme për t’u ngrënë. Nëse insistoni t’i futni në frigorifer, këtë bëjeni vetëm kur banania të jetë e kaftë dhe e pjekur. Mos harroni se nuk ka asgjë të gabuar nëse e hani një banane të zezë.

Related Articles

Back to top button