Lajme
Shqiprim Arifi takohet me ministrin e jashtëm Gent Cakaj dhe zv kryeministrin e Maqedonisë Bujar Osmanin
Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi gjatë vizitës së tij në Republikën e Shqipërisë është takuar me ministrin e jashtëm Gent Cakaj dhe zëvendës kryeministrin e Maqedonisë veriore Bujar Osmanin.
Sipas kryetarit Arifi, në këtë takim është biseduar për fondin kombëtar të Solidaritetit, Kufirin Miratoc Llojan si dhe listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Serbi vitin e ardhshëm.
Sot me Gentin dhe Bujarin në Ministrinë e Jashtme të Republikës së Shqipërisë✌️
-Fondi Kombëtar i Solidaritetit👍
-Kufiri Miratoc-Llojan💪
-Lista e përbashkët për zgjedhjet parlamentare 2020” ka shkruar kryetari i komunës së Preshevën në rrjeton social.